Çun Lajçi kapet keq me analistin Spahiu: O torollak…!

Aktori i njohur, Çun Lajçi ka reaguar ndaj analistit, Nexhmedin Spahiu, lidhur me idenë për mini-shengenin Ballkanin.

Sipas tij, analisti nga Mitrovica duhet të merr mësim dhe mos t’i ofendojë gjithë kosovarët, transmeton Indeksonline

“Të bien mirë me dalë pak përtej Urës e me i la sytë në Ibër se keq t’u paska turbullua mendja! Se qielli mundet m’u rrotullua mbi Ty, por jo m’u ulë Vuçiçi në tryezë me miliona kosovar, pa i pranua krimet e pa i njohtë kufijtë”, ka thënë ai.

Reagimi i plotë:

Nexhmedin Spahiu

– a din çka fole sonte

Veç unë jam IDIOT, por jo 2 milion shqiptar e nji ASHAK që e kundërshtojnë idenë e Edi Ramës për Minishengen, o tarallak!

Për kend po punojke ti ore?

*E kafshove keq gjuhën tande sonte, tue e ba nji Kosovë IDIOTA e t’çmendun, për t’i dalë krah Edi shallvarës e Vuçiçit.

Avokati i cilit je prej këty dyvet?

*T’bjen mirë me dalë pak përtej Urës e me i la sytë n’Ibër,se keq t’u paska turbullua mendja!

*Se qielli mundet m’u rrotullua mbi Ty, por jo m’u ulë Vuçiçi n’tryezë me miliona kosovar, pa i pranua krimet e pa i njoftë kufijtë!

A more vesh!