Shembet dheu në rrugën Prizren – Prevallë, një gur i madh bllokon njërin shirit

Si pasojë e motit të lig si dhe paqëndrueshmërisë së tokës, është shembur një pjesë e dheut në rrugën Prizren – Prevallë.

Një gur i madh kështu është shkëputur duke bllokuar njërën pjesë të rrugës, në hyrjes të fshatit Bogoshevë, transmeton Indeksonline.

Këtë mund të shihni edhe përmes kësaj fotografie, ndërsa po kërkohet nga organet kompetente që të dalin në vendngjarje për ta larguar gurin dhe t’u mundësohet qytetarëve qarkullimi në të dyja anët e rrugës.