Kabineti i Haradinajt harxhoi gjysmë milioni për dreka, Kryeministri britanik han pasul e qebapa

Në shtator të vitit 2017 Ramush Haradinaj shpallet Kryeministër i Kosovës.

E prej atëherë derisa dha dorëheqje, kabineti i tij, ka harxhuar plot 500 mijë euro për dreka.

Në fakt, nga pasqyrat e harxhimeve të Zyrës së Kryeministrit, të cilat i ishin prezantuar Kohës Ditore, thuhej që veç Ramush Haradinaj ka shpenzuar 506 mijë e 779 euro në dreka.

Mirëpo, më pas, Zyra e Kryeministrit pati paraqitur dokumente se vlera e drekave zyrtare është shpenzuar nga të gjithë anëtarët e kabinetit Haradinajt, numri i të cilëve është 41 zyrtar.

Në fatura del që Ramush Haradinaj ka rast kur ka ngrënë drekë në vlerë 260 euro, e paguar me kredit kartelë të tij ku përfshihen pije alkoolike e meze.

Megjithatë, për dallim prej Kosovës, një prej vendeve më të varfëra në Evropë, Kryeministri i Britanisë së Madhe, nuk bën kaq jetë luksi.

Madje, Boris Johnson, ka publikuar një fotografi në internet ku shihet teksa han pasul e qebapa./Gazeta inFokus/