Shënohen mbi 40 mijë raste të reja me COVID në ShBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 43 mijë e 253 raste të reja të infektimeve me koronavirus.

Sipas Johns Hopkins University në 24 orët e janë një mijë e 67 raste që kanë përfunduar me fatalitet, transmeton Klan Kosova.

Në total SHBA deri tash kanë shënuar gjashtë milionë e 75 mijë e 384 raste prej të cilave 184 mijë e 686 vdekje.

Të dhënat përfshijnë rastet nga 50 shtetet e SHBA-së, Distriktin e Kolumbisë dhe territoret tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.