Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri

Një tjetër viktimë e prekur me Covid 19 është shënuar në qytetin e Shkodrës, edhe pse rasti nuk është deklaruar ende nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në Tiranë.

Mësohet se shtetasi me inicialet M.S, i moshuar, i cili ka qenë i shtruar në repartin e reaminacionit në Spitalin e Shkodrës ka ndërruar jetë, mëngjesin e sotëm. Viktima ndërroi jetë në oren 4 e 30 min të mëngjesit të sotëm, raporton fax news.

Pacienti ishte pozitiv me covid 19. Mostra e pacientit per te bere analizat ndaj covid eshte marre mengjesin e djeshem ku ka rezultuar pozitiv me covid.

Nderkohe sa i takon pacienteve te tjere ne shkoder, mesohet se dy prej te shtruarve jane derguar ne tirane per mjekim me te specializuar pasi rezultojne pozitiv, nderkohe qe ne Shkoder ndodhet vetem 1 prekur me covid 19, i cili ndodhet ne repartin e dializes.