Shërbimet ruse të urgjencës konfirmojnë rrëzimin e aeroplanit në veri të Moskës

Një avion Embraer u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino në rajonin Tver, thanë shërbimet ruse të urgjencës.

Aeroplani privat Embraer Legacy u rrëzua teksa po fluturonte nga Moska në Shën Petersburg, shtoi agjencia.

Në bord ndodheshin 10 persona, përfshirë tre anëtarë të ekuipazhit. Sipas informacioneve paraprake, të gjithë në bord kanë vdekur.

“Ne jemi duke kryer operacione kërkimi,” tha agjencia.

Vdes shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin

Shefi i Wagnerit humb jetën nga rrëzimi i avionit

Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, humbi jetën nga rrëzimi i avionit me të cilin po fluturonte në Rusi.

Ai është i listuar në mesin e pasagjerëve në bordin e një avioni që u rrëzua në veri të Moskës, sipas mediave shtetërore ruse.

Bashkë me të, në aeroplan ishin edhe nëntë persona të tjerë në bord, tani të gjithë të vdekur.

Më herët, një kanal Telegram i lidhur me Wagner-in, Gray Zone, raportoi se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër forcave të armatosura ruse në qershor./Fokusi.info/