Vendosi drita të automjeteve me përparësi kalimi pa autorizim, një person gjobitet me 500 euro nga Policia në Mitrovicë

Policia ka giobitur me 500 euro një person në Mitrovicë, shkruan Fokusi.info.

Kjo pasi i njëjti kishte vendosur drita rrotative të automjeteve me përparësi kalimi pa autorizim.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sami Gashi”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia në Mitrovicë merr masa ligjore ndaj kundërvajtësit që kishte vendosur drita rrotative në automjetin e tij

Mitrovicë, 07 dhjetor 2022

Policia në Mitrovicë, gjatë ditës së djeshme gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën ‘Sami Gashi” kanë identifikuar një veturë me targa vendore e cila ishte e pajisur me dritën rrotative të automjeteve me përparësi kalimi, pa poseduar autorizim përkatës .
Ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro për vendosjen e dritave të tilla, kundërvajtje kjo e cila parashihet me dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Policia do të vazhdoj me marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët bien ndesh me rregullat e trafikut me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.