Shërohet pacientja e parë me koronavirus në Vushtrri

Pacientja e parë në Vushtrri që u identifikua me koronavirus është shëruar dhe sot do të lirohet nga Klinika Infektive.

Lajmin e konfirmoi kryetari Xhafer Tahiri duke thënë se sonte pret ende lajme të mira, njofton Klan Kosova.

“Pas çdo vështirësie vije lehtësimi, këtë betejë po e fitojmë bashkë. Faleminderit punëtorëve shëndetësorë ata janë heronjtë tanë. Faleminderit qytetarëve për patriotizmin qytetar. Ju ftoj të vazhdojmë me angazhim e disiplinë, t’i respektojmë masat dhe të ndihmojmë qytetin e qytetarët.#rrinshpi ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin”, ka shkruar Tahiri në Facebook.