Gjashtë muaj burgim për veprën “Lëndim i Rëndë Trupor”

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale M.P. nga Prizreni për shkak të veprës penale “Lëndim i Rëndë Trupor”.

Të akuzuarin me iniciale M.P., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, njofton Klan Kosova.

Gjykata e ka aprovuar propozimin e të akuzuarit që dënimi i shqiptuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh – i njëjti të zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej dymijë eurosh.

“Sepse me datën 04.07.2013 rreth orës 17:00 në Prizren i shkakton lëndime të rënda trupore personit tjetër ose e dëmton shëndetin e personit tjetër, deri në masën e tij sa që mund të rezultojë me dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit të personit tjetër, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje në mes të akuzuarit dhe të dëmtuarit në lidhje me pronën, i akuzuari e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”.