Sherr me thika gjatë mesnatës në Tiranë, ndërron jetë 21-vjeçari në spital, identifikohen autorët

Një sherr me thika ka ndodhur gjatë mesnatës në Tiranë, ku si pasojë ka ndërruar jetën një 20-vjear Mësohet se 20-vjeçari A.H ka ndërruar jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra. Ndërkaq policia ka identifikuar autorët e përfshirë në sherr, shtetasit E.M 18-vjeç dhe A.H 18 vjeç.

Tiranë/Informacione paraprake Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.