Ky është njëri nga të arrestuarit për krime lufte në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mal të Zi janë arrestuar dy shtetas të Kosovës, të cilët kërkoheshin me urdhër arrest ndërkombëtar për krime lufte.

Sipas burimeve të GazetaBlic, i arrestuar i sotëm është Zoran Vukotiç me shtetësi kosovare.

I njejti burim i tha Gazetës Blic se Vukotiç dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Ozdrim të komunës së Pejës.

Ndryshe, Policia ka thënë se personat e arrestuar i janë nënshtruar procesit të ekstradimit nga Mali i Zi për në Kosovë sipas procedurave të parapara ligjore.

“Policia e Kosovës përmes ILECU-t, vazhdon në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve të tjera, dhe me organizatat ndërkombëtare policore e të sigurisë, me qëllim të arrestimit të personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimit apo sjelljes së tyre para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e tyre.