Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me kaçavidë një person, arrestohet autori

Një sherr mes dy të rinjsh ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. I plagosuri është goditur me kaçavidë. Ngjarja ka ndodhur tek tregu Agroblegtoral afër pallatit të sportit Ramazan Njala.

Policia ka arritur të arrestojë autorin vetëm pak kohë pas plagosjes, ndërkohë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shqiptarja.com