Dy të vdekur dhe dy të lënduar, detaje aksidenti i rëndë Gjilan – Ferizaj

Në orët e vona të së premtes, në magjistralen Gjilan – Ferizaj, përkatësisht në fshatin Bugrigë ka ndodhur një aksident trafiku.

Policia ka konfirmuar se në këtë aksident kanë mbetur të vdekur 2 persona, ndërsa dy të tjerë janë lënduar, shkruan lajmi.net.

Nuk është bërë e ditur në lidhje me gjendjen shëndetësore të të lënduarve në këtë aksident e as mosha e viktimave.

Ajo që ende nuk është bërë e ditur gjithashtu është fakti i shkaktarit të aksidentit, ndërsa trupat e viktimave janë dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.