Sherri me armë te Bon Vivanti: Një person në gjendje të rëndë, i plagosur edhe një roje sigurimi

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant. Shtatë persona mbetën të lënduar, tre prej te cilëve kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se një burrë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Përveç tij, e lënduar ka mbetur edhe një vajzë dhe një roje sigurimi, të cilët e pësuan gjatë sherrit me armë brenda lokalit.