Helikopteri që e barte pacienten e tmerron atë duke e rrokullisur (video)

Helikopterët e emergjencave janë të thirrur të kryejnë shërbime sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që të shpëtojnë jetë.

Mirëpo, një grua 74 vjeçare pos sëmundjes është përballur edhe me një situatë aspak të këndshme, transmeton Indeksonline.

Helikopteri që po e barte për një moment hup kontrollin dhe gruaja që ishte në një shtrat poshtë tij, filloi të sillej.

Ajo fatmirësisht nuk pati probleme të mëdha, pos marrjes së mendjes dhe barkqitjes.