Shi dhe breshër në Mitrovicë

Ani pse sot temperaturat shkuan mbi 30 gradë celsius, pasditja u karakterizua me vranësira e furtunë shiu.

Madje, në qytetin e Mitrovicës dhe rrethinën e saj ka rënë edhe breshër.

Një banor i Çabrës ka thënë se para pak minutash fshati i tij u “bombardua” nga një breshër me madhësi të konsiderueshme.

Nuk dihet nëse ky breshër ka dëmtuar kulturat bujqësore.