Anulimi i zgjedhjeve/ Meta konferencë të jashtëzakonshme nesër në 08:00

Presidenti Ilir Meta do të mbajë nesër në orën 08:00 një konferencë të jashtëzakonshme ku pritet të japë argumentet për anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili u njoftua ditën e djeshme pak pas nisjes së protestës së tetë kombëtare të opozitës.

Meta deklaroi ky vendim vjen pasi asnjë nga palët politike nuk ka reflektuar për zgjidhjen e krizës.

Ai ftoi të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë të situatës.

Në përmbyllje të deklaratës, kreu i shtetit Ilir Meta ka zgjedhur të përdorë të njëjtin slogan të opozitës, “Shqipëria si gjithë Evropa!”

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen. Ai tha sot nga Burreli se me veprimin e djeshëm presidenti Ilir Meta shkroi fatin e tij duke humbur të drejtën për të qëndruar në zyrën e kreut të shtetit.