Shi e breshër i madh në këtë fshat të Kosovës (video)

Në fshatin Tërstenik të komunës së Drenasit, rreth orës 17:00 ka filluar një shi i madh, i përcjellur edhe me breshër.

Këtyre ditëve kemi ndryshime të papritura të motit, që po ndodhin në tërë Kosovën, e që në disa fshatra e qytete është përcjellur edhe me vërshime e dëme të mëdha në kulturat bujqësore.

Në videon e dërguar nga lexuesi i Fokusit, shihet se në fshatin Tërstenik të komunës së Drenasit, përveç shiut të madh, bjen edhe breshër./Fokusi.info/