Shihni se çfarë ka bërë shiu në Stamboll (video)

Siç duket shiu e ka paralizuar qytetin e Stambollit.

Reshjet e dendura kanë përmbytur rrugë, dyqane dhe objekte të tjera. Një i pastrehë ka humbur jetën në zonën e Unkapanit, e cila ndodhet në pjesën europiane të Turqisë.

‘’Pazari i Madh’’ i Stambollit është përmbytur plotësisht. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë libra dhe mallra të tjerë, të cilat lundrojnë në ujë.

Sipas autoriteteve vendore, volumi i shiut që ka rënë është 114lg/m2.