Shimpanzë që po thyen rekordet e klikimeve, përdor iPhone dhe lundron në Instagram (video)

Një shimpanzë përdorë mediat sociale si të ishte adoleshent. Kjo video e publikuar në Instagram nga Mike Holston, i cili përdorë pseudonimin “Real Tarzann” është parë nga më shumë se 1.5 milion njerëz në vetëm 5 ditë. Shimpanzeja mban një iPhone në duar dhe “lundron” në të pa kurrfarë problemi. Madje ai di edhe se si të kthehet në një album me fotografi pasi shikon disa prej fotografive dhe duke u kthyer mbrapsht përzgjedh të tjera. Duket se videot e tij të preferuara janë ato të regjistruara me të zotin teksa luajnë ndërsa video të tjera duket se nuk i ngjallin fort interes dhe i heq shpejt ato. Përdoruesit e mediave sociale janë të mahnitur nga aftësia e shimpanzesë kurse për ekspertët video-ja është shqetësuese.

Holston jeton në Miami, në Florida dhe ka në llogarinë e tij në Instagram 5 milionë ndjekës dhe rreth 500,000 të tjerë në YouTube. Ai është tifoz i kafshëve ekzotike dhe idhulli i tij është Steve Irwin, natyralisti i famshëm i cili vdiq në shtator të vitit 2006.

Mike Holston nga Miami ka një dashuri të madhe për kafshët dhe duket se edhe kafshët e duan atë. Duke përdorur YouTube dhe Instagram-in, ai i tregon jetën e tij mes kafshëve, ashtu si dhe Tarzani, “Mbreti” i Xhunglës.

https://youtu.be/-haBQ9FvZ0w