Goditet me veturë një grua në Prishtinë (VIDEO)

Një grua është goditur pak minuta më parë nga një veturë në Prishtinë, saktësisht tek “Pallati i Rinisë”.

Mësohet se vetura që e ka goditur qytetaren ishte duke u vozitur nga një femër.

IndeksOnline ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë aty kanë dalë edhe ekipet e ndihmës së parë dhe policia.