Shiu në Rahovec shkakton probleme në qarkullim (Video)

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshim në një pjesë të rrugës në qytetin e Rahovecit.

Në një rrugë më të frekuentuar, uji ka krijuar probleme për qarkullimin e veturave.

Një lexues i Klan Kosovës ka dërguar një video ku shihet grumbullimi i madh i ujit pas shiut të sotëm.