Dy deputetët e pakënaqur të Vetëvendosjes ndahen nga kolegët, ulen kah opozita

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Gramoz Agusholli janë ndarë nga kolegët e tyre gjatë seancës së sotme.

Të njëjtit janë ulur pas Grupit Parlamentar të AAK-së, teksa arsyet ende nuk dihen.

Megjithatë, ajo çfarë është bërë publike është se deputeti Rrahmani ditë më parë ka kritikuar disa veprime të LVV-së, ndërsa është dalë pro kërkesave të SBAShK-ut.

Po ashtu, ai nuk ka votuar në zgjedhjet e brendshme të LVV-së duke u arsyetuar se “nuk ka qenë në Prishtinë”./Fokusi.info/