Shiu përmbyt Kombinatin, fundosen makinat në rrugë (Video)

Reshjet intensive të shiut në kryeqytet kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve. Situata më e rëndë paraqitet në zonën e Kombinatit. Pamjet në video janë nga “Misto Mame”.

Ndërsa fotot i ka dërguar një banore e zonës së Kombinatit në redaksinë e RTV Ora të cilat tregojnë përmbytjen e rrugëve “Shaban Bardhoshi” dhe “Hamdi Cenojmeri” Kombinat.

Sikundër shihet uji ka marrë përpara banesa dhe makina.