Shiu shemb urën në Krujë përmbytjet rrezikojnë 10 familje

Në njësinë administrative Çerravë reshjet e shiut kanë rrëzuar urën që lidh dy lagjet Çerravën me Qershizën si pasojë e prurjeve të shumta.

Vetë kryetari i bashkisë Ilir Xhakolli dhe punonjës të Ndërmarrjes së Punëve Publike ishin në zonë ku panë nga afër problematikën dhe zgjidhjen e saj sa më shpejt.

Sipas N/kryetarit Paskalino Ziko do të merren masa të menjëhershme për të bërë të mundur rindërtimin e urës prej 12 metrash me konstrukt metalik në mënyrë që të rivendoset lëvizja e banorëve.

Në 48 orët e fundit në Pogradec ka pasur reshje të shumta shiu ndërkohë që ndërhyrje janë duke u bërë edhe në lumin e Starovës dhe Vërdovës.

Në Murqin të Krujës rrezikohen afro 10 familje, pasi shiu i rënë dy ditët e fundit ka bërë qe lumi i Ishmit të fryhet dhe afër grykëderdhjes të dali nga shtrati.