Shkarkohen të gjithë drejtorët e policisë së burgjeve, ‘fshesa’ pas performancës së dobët

Shkarkimi ka ardhur me kërkesë të ministres Etilda Gjonaj për performancë të ulët. Kjo masë vjen edhe pas rrokadave në disa drejtor burgjesh. Indicia është marrë edhe nga rasti i fundit ku Bledar Toci shefi i sigurisë në burgun e Durrësit u përfshi në një përplasje me armë në Kavajë. 

Në një kohë kur po diskutohet projektligji i ri për policinë e burgjeve, një urdhër i ministres Gjonaj ka çuar në shkarkimin e plotë 13 drejtorëve të policisë në sistemin e burgjeve në vend.

Report Tv mëson se ndër shkaqet që kanë çuar në shkarkimin e policëve në burgje ka qenë performanca e tyre e ulët dhe përfshirja e disa prej policëve me uniformë në ngjarje kriminale.

Rasti më i fundit i përket Bledar Tocit shefit të sigurisë në burgun e Durrësit i cili u përfshi në një përplasje me armë duke vrarë në Kavajë, Dritan Haxhollin një ish të burgosur që e kish kthyer në shok e bashkë merreshin me drogë.

E teksa janë shkarkuar edhe disa prej drejtuesve të burgjeve të cilët dhe pse me konkurs ende nuk janë zëvëndësuar apo bërë  publik emrat e rinj sistemi penitenciar tashmë ndërron edhe shefat e sigurisë.