Komuna e Vushtrrisë ndan 6 mijë euro për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë të mërkurën ka ndarë 6 mijë euro për për viktimat e tërmetit në Shqipëri, shkruan Fokusi.info.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës, u kërkua që të vendoset si pikë e rendit të ditës propozim-vendimi për ndihmë me mjete financiare në vlerë prej 3000 euro për familjet e dëmtuar nga tërmeti që ka ndodhur dje në Shqipëri.

Mirëpo, gjatë diskutimit në kuvendin e komunës, u propozua që shumës me mjete financiare prej 3000 euro (nga kategoria e subvencioneve), t’i bashkëngjitet edhe shuma tjetër prej 3000 euro nga kategoria mallra dhe shërbime për furnizim me ushqim dhe pije./Fokusi.info/