Shkelet për vdekje një plak në Mitrovicë, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

Një burrë i moshuar nga Mitrovica është goditur nga një veturë, që rezultoi vdekjeprurëse për të. Ai vdiq në spital pak minuta pas aksidentit, që e shkaktoi një person që iku më pas nga vendi i ngjarjes.

Rastin për Reporteri.net e kanë konfirmuar Policia në Mitrovicë, të cilët kanë thënë se burri ka vdekur në spital si pasojë e plagëve.

Sipas Policisë, edhe i dyshuari është arrestuar më pas, ani pse ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi shkaktoi aksidentin.

“Rreth orës 17:00 në Tunelin e Parë një person është goditur për vdekje. Një plak ka vdekur nga plagët e marra në aksident. I dyshuari është arretuar dhe është në ndalim policer”, i kanë thënë Policia Gazetës Reporteri.net.

Ndërkohë, gazeta ka marrë vesh që viktima është një burrë në moshë të shtyer, që quhet Nezir Osmani.