38 vjeçari gjendet i vdekur në Skënderaj

Një 38-vjeçar është gjetur mbrëmë i vdekur në banesën e tij në Skënderaj.

Burime të Gazetës Express tregojnë se dyshimet e para janë që viktima ka kryer vetëvrasje me litar. Ai është gjetur i varur nga familjarët e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Po, dje është gjetur i vdekur një person në banesën e tij. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Zahiti.