Shkencëtari gjerman: Harrojeni Covid-in, një tjetër pandemi po vjen!

0
275

Shkencëtari dhe virologu i njohur gjerman, Christian Drosten ka ngritur alarmin se një tjetër pandemi mund të ‘mbërthejë’ botën.

Ai tha se virusi i quajtur Mers-CoV, është një “kandidat” për t’u bërë pandemia e radhës. Shkencëtari bëri me dije se po krijon një grup të ri pune, me qëllim studimin e virusit të ri që pritet të shfaqet, ndërsa theksoi se pandmeia aktuale ka marrë gjithë vëmendjen e studiuesve dhe shkencëtarëve nga e gjithë bota.

Virusi Mers (Sindroma respiratore e Lindjes së Mesme) bën pjesë në grupin e koronavirusëve dhe u shfaq për herë të parë në vitin 2012 në Gadishullin Arabik. Ashtu si Covid-19, Mers shkakton infeksione të frymëmarrjes, prandaj OBSH e ka përfshirë këtë virus në listën e “sëmundjeve prioritare”, të cilave duhet t’u kushtohet vëmendje e posaçme.

Mers-CoV është gjithashtu një patogjen zoonotik,çka do të thotë se mund të transmetohet nga kafshët tek njerëzit. Sidoqoftë, infeksionet mund të gjurmohen edhe tek personat e infektuar që kanë kontakt me njerëzit e tjerë. Sipas RKI, infeksionet e pa zbuluara mund të çojnë në shpërthime të mëdha të infeksioneve.

Për shembull, në vitin 2015 kishte një shpërthim në një spital në Korenë e Jugut që ishte shkaktuar nga një rast i importuar nga Mers. Brenda disa javësh, 186 persona, personeli mjekësor, anëtarët e familjes, pacientët e tjerë dhe të afërmit e tyre u infektuan dhe humbën jetën 38 prej tyre. /Focus.de