Shkëndija zhgënjen, humb nga Dudelange (Video)

Pasi u eliminua në Ligën e Kampionëve, Shkëndija ka pësuar humbje edhe në Ligën e Evropës.

Ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut është mposhtur si vendas në ndeshjen e parë ndaj Dudelange me rezultat 1 – 2.

Ndeshja nisi mirë për djemtë e Qatip Osmanit që kaluan në epërsi qysh në minutën e 7’ me Agim Ibraimin, i cili shënoi nga penalltia.

Mirëpo, pavarësisht rasteve të shumta pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

45 minutëshi i dytë ishte fatal për Shkëndijën, pasi pësoi dy gola dhe u largua e zhgënjyer nga kjo ndeshje.

Adel Bettaieb (64’) dhe Danel Sinani (68’) realizuan për ekipin mysafir.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Luksemburg.

Goli i Ibraimit:

https://streamable.com/734ry

Goli i Adel:

https://streamable.com/ydpuz

Goli i Danel:

https://streamable.com/2zpt1