Shkon në Polici pasi ia arrestuan djalin, përfundon në pranga

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se kishte kërcënuar zyrtarët policorë në stacionin policor në Klinë.

I dyshuari ishte ftuar në Polici për t’u njoftuar për arrestimin e djalit të tij, por që përfundoi edhe vetë i prangosur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.