Syla për Arben Vitinë: Mindili yt më i shtrenjtë se paga e mjekëve dhe infermierëve

Analisti Valon Syla ka komentuar vendimin e Qeverisë për shtesat e personelit shëndetësor, duke thënë se ‘mindili’ që mbanë ministri Vitia është më i shtrenjtë se paga e mjekëve dhe infermierëve.

Syla duke ironizuar me Arben Vitinë, të cilin e ka qujatur “Mindili”, ka thënë se mjeku që po lufton me pandeminë po paguhet 2.4 euro në ditë.

”Mindili’ paska vendosë që ditën e 1 doktori që lufton me pandeminë ta paguaj 2.4 Euro për ditë. Pra, 30 cent shtesë në orë për doktorat që luftojnë kundër pandemisë. Në anën tjetër po i then rekordet me 2541 të infektuar”, ka shkruar ndër të tjerash Syla në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

O ku je Arben Vitia?
‘Mindili’ paska vendosë që ditën e 1 doktori që lufton me pandeminë ta paguaj 2.4 Euro për ditë. Pra, 30 cent shtesë në orë për doktorat që luftojnë kundër pandemisë. Në anën tjetër po i then rekordet me 2541 të infektuar.
Me një fjalë, ma shumë kushton një mindil i setrave të Arbenit që i ndryshon çdo ditë sesa paga ditore e mjekëve e infermierëve që çdo ditë përballen me virusin. Picillavu, Picillavu… ka me tu pëtkthy në vota shpejtë.

Kujtojmë se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës mbajtur sot me datë 25.08.2021 në të cilën mbledhje në pikën e 17 të rendit të ditës ishte parapara miratimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë 2.7 milionë euro për pagesën e shtesave në pagë bazuar në Vendimin nr. 13/19e datës 14.07.2021 për masën 4.1 mbështetja për shëndetësinë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, i cili Vendim parasheh mbështetjen e punëtorëve shëndetësorë të punësuar në sektorin publik në shumën prej 10% të pagës bruto e jo më pak se 60 euro për muajt Gusht, Shtator dhe Tetor 2021.