Shkrumbohet makina në autostradën Levan-Vlorë (foto)

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Vlorë.

Automjeti, tip “Renault”, sikurse mund të shikohet edhe nga foto, është shkrumbuar tërësisht, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Nuk ka të dhëna për persona të plagosur, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./panorama