Shoqërohet në polici pejani, fotografoi votën

Sot kur po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, ka pasur edhe keqpërdorime. Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Krushefc të Komunës së Pejës, ku një qytetar e ka fotografuar votën.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 9:36 jemi informuar për një rast ku një person ka fotografuar votën, lidhur me këtë janë angazhuar hetuesit rajonalë përgjegjës. Lidhur me rastin personi që e ka fotografuar votën është shoqëruar në stacion policor. Jemi në pritje të vendimit të Prokurorit për cilësimin e rastit në fjalë”, ka thënë Rugova.