Shpend Ahmeti: Albin Kurti e gjuan gurin dhe e fsheh dorën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dorëzuar padinë e tij kundër Lëvizjes Vetëvendosje sa u përket akuzave për qumësht, derisa për shpifje akuzon direkt liderin e saj, Albin Kurtin.
Ahmeti ka thënë se janë detyruar të bëjnë padi dhe njëherit kanë kërkuar edhe dëmshpërblim, kjo pasi që sipas tij drejtuesit e LVV-së kanë vazhduar me shpifje e akuza pa ndalë.
“Sot ushtrova padi ndaj Vetëvendosjes për shpifjet e vazhdueshme për qumështin. Me rëndësi janë sulmet e vazhdueshm duke mos pas asnjë konsideratë. Si duket për ta më nuk është e rëndësishme e vërteta, por me rëndësi janë sulmet e vazhdueshme duke shpifur pa asnjë konsideratë. Do të ishte mirë që kjo padi të shkojë prapa personit që po krijon shpifje, sot kemi qenë të detyryar të bëjmë padi, të gjitha kanë qenë me procedura të hapura asnjë procedurë nuk ka qenë e mbyllur”, ka thënë Ahmeti
Ahmeti poashtu ka ftuar në debat publik liderin e LVV-së, Albin Kurtin, e që sipas tij i njëjti ka bërë gjithë këto shpifje.
“E kam ftuar Albinin në çdo debat për ballafaqim në çdo televizion, por le të vjen kryetari mos të fshihet pas Fitoreve e Valdrinave , do të ishte mirë që të ballafaqohemi për çfarëdo teme t’i, flasim krejt dhe tregojmë se kush po rren në këtë mes”, ka theksuar Ahmeti.
E kur jemi tek akuza për qumësht, sipas tij, komuna e Prishtinës ka paguar me çmimin më të ultë të mundshëm derisa ka përmendur faktin se komuna e Prizrenit paguan 0.20 cent më shumë për litër.
“Ne e kemi paguar me çmimin më të ulët në Republikën e Kosovës, krahasone me litrën e qumështit që paguhet në Komunën e Prizrenit. Prizreni e paguan 20 cent më shtrenjtë për çdo litër sesa që e paguan Komuna e Prishtinës, a me i thonë ku i kanë lanë 20 cent? Nuk do të durojmë më. Kemi kërkuar edhe dëmshpërblim, atë le ta cakton Gjykata pasi që e rëndësishme është që të thuhet e vërteta. I bëjë thirrje Gjykatës që sa më shpejt të trajtojë këtë rast”, ka thënë tutje Ahmeti.