Shpend Ahmeti i kërkon ballafaqim televiziv Albin Kurtit

Shpend Ahmeti në Rubikon të KTV-së i bëri thirrje ish-kryetarit të tij, kryetarit aktual të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ballafaqim televiziv.

“Po kërkoj ballafaqim me Albin Kurtin në televizion sepse kam pyetje pastaj edhe unë”, tha Ahmeti.

“Një fitore e ka pasur Vetëvendosje dhe pastaj katër vite është rritur përmes rezultateve në Prishtinë, asnjëherë se kam përmendur këtë”, ka thënë ai.

“Nuk bon bre qashtu bash me na shit moral disa njerëz që e dimë kush janë dhe çka kanë bërë”, ka thënë Ahmeti