Ekspertë të arsimit duan më shumë se vetëm një abetare

Në kuadër të javës së panairit të librit, u bë promovimi i abetares mbarëkombëtare të shtëpisë botuese ‘Albas’.

Ky libër, edhe pse nuk u zgjodh si fitues i konkursit të abetares zyrtare që do të përdoret për nxënësit e klasave të para në trevat shqipfolëse, do të hyjë në funksion si mësim shtesë për të gjithë fëmijët që duan ta blejnë, raporton Klan Kosova.

Kjo abetare mund të gjendet edhe në versionin digjital, ku fëmijët mund të dëgjojnë përmbajtjet edhe me zë nga televizori apo edhe në telefon.

Ndërkohë ekspertë të arsimit, të shtunën, theksuan nevojën për më shumë se një abetare kombëtare në mënyrë që mësimdhënësit të zgjedhin vetë librat me të cilët do të punojnë, derisa autorët thanë se u kujdesën që përmbajtja, përveç gjuhës standarde të ketë edhe variante tjera.