Shpend Ahmeti publikon fotografi nga Tirana: Çfarë masash janë këto me orë policore kur mundesh me shku në Shqipëri

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se çfarë masa janë këto në Kosovë me orë policore kur mundesh me shku në Tiranë.

Ahmeti thotë se mund të shkosh në Shqipëri me 546 raste sot, por nuk mundesh në Prishtinë.

Por i pari i Prishtinës thotë se ky postim nuk është kundër Tiranës e se shpreson që prishtinasit ta vizitojnë sa më shumë.

Ahmeti ka shpërndarë një fotografi nga Tirana ku shihen shumë njerëz pa distancë e shumë nga ta edhe pa maska.

Ky është postimi i tij i plotë:

E para ky post nuk është kundër Tiranës! Shpresoj që Prishtinalitë ta vizitojnë sa më shumë. Por çfarë masash janë këto në Kosovë me orë policore kur mundesh me shku në Tiranë e Shqipëri me 546 raste sot. Por nuk mundesh në Pr. Foto nga Tirana sot.