Tërmeti 7.1 shkakton panik gjatë transmetimit të lajmeve (Video)

Një tërmet me magnitutë 7.1 ka goditur Kaliforninë në SHBA në orët e vona të së premtes. Epiqendra ka qenë në jug të Kalifornisë, pranë qytetit Ridgecrest. Sipas mediave amerikane, ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë shtet të SHBA-së në 20 vitet e fundit.

Disa shtëpi janë përfshirë nga flakët si pasojë e tërmetit, ndërkohë që raportohet për rrugë të shkatërrura dhe dëme të shumta materiale. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik te qytetarët, të cilët po përballen me tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme.

Dy gazetarët e CBS ishin duke dhënë lajmet në momentin kur tërmeti me magnitutë 7.1 goditi Kaliforninë.

Të zënë nga paniku, gazetarët u detyruan të ndërpresin transmetimin e drejtpërdrejtë dhe të futeshin poshtë tavolinës.

Ky tërmet ishte më i fuqishmi në 20 vitet e fundit në Kaliforni, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme të shumta materiale.