Shpërthen bombola e gazit në shtëpi, plagosen nënë e bir

Një nënë dhe djali i saj janë plagosur lehtë për shkak të një shpërthimi bombuoe të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në banesën e tyre.

Policia njoftoi se ngjarja ndodhi në fshatin Libofshë të Fierit në shtëpinë e shtetasit M. Z., ku shpërtheu një bombolë gazi.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa dëmtime të vogla pati edhe në banesë./vizionplus.tv