Shpërthen vullkani në Sicili, mbyllen dy aeroporte (video)

Një shpërthim vullkanik ka ndodhur mbëmë në malin Etna të Sicilisë.

Shpërthimi spektakolar u përqëndrua pranë kulmit të vullkanit.

Për shkak të reve të mëdha nga hiri u mbyllën aeroportet Catania dhe Comiso.

Etna është një nga tre vullkanet aktive në Itali dhe gjithashtu është një destinacion popullor për Alpinistët në ishullin mesdhetar.

Shiheni në videon e VOA – Zëri i Amerikës: