Aksident mes kamionit dhe autobusit në Gjakovë, ka edhe të lënduar

Disa persona janë lënduar pas një aksidenti mes një kamioni dhe një autobusi në fshatin Rakovinë të Gjakovës.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas personelit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

“Në ora 16:25 stacioni policor Gjakovë ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Rakovinë. Patrullat e Policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Në aksident janë të përfshirë një kamion dhe një autobus. Nga informatat e para të zyrtarëve policor ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësorë e që sipas personelit mjekësorë gjendja e tyre për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Podrimja.