Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e armëve në Beograd, dy të vdekur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur rreth orës 14:00 në fabrikën e armëve në Leshtane të Beogradit.

Si pasojë e shpërthimit janë lënduar edhe 15 persona të tjerë, ndërkaq ekipet e kërkim-shpëtimit janë vënë në kërkim të disa personave që janë shpallur të zhdukur.

Sipas dëshmitarëve në atë pjesë të Beogradit është ndjerë një shpërthim i fuqishëm.

Madje disa shtëpive u janë thyer xhamat nga forca e shpërthimit që tronditi banorët.

Deri më tani shkaqet janë të panjohura, ndërsa mediat serbe raportojnë se rrjedhja e derivateve shkaktoi zjarrin.