Shpërthim në afërsi të Ambasadës së Izraelit në New Delhi

Një shpërthim ka ndodhur pranë Ambasadës së Izraelit në New Delhi të Indisë.

Disa makina të parkuara janë dëmtuar nga shpërthimi që ka ndodhur pranë Ambasadës së Izraelit në rrugën “Aurangzeb”, raportuan mediat indiane.

Forcat e policisë janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet se shpërthimi nuk ka shkaktuar të vrarë ose të plagosur.

Shkaku i shpërthimit është duke u hetuar.//AA