Shpërthim në një banesë në Graçanicë, lëndohet një grua

Në një banesë në fshatin Uglar të Graçanicës dje në mesditë ka ndodhur një shpërthim.

Policia thotë se nga dy dëshmitar k/serb është raportuar se në lokacionin e lartcekur në një banesë është dëgjuar një shpërthim.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, të cilët kanë gjetur viktimën femër k/serbe e cila kishte pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në shtëpi të shëndetit dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se e njëjta ishte jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar, derisa është iniciuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. /Lajmi.net/