Shpërthim në veri: Lëndohen dy persona, dëmtohen disa vetura

Një shpërthim i një granate dore ka ndodhur pak para orës 12:00 në Mitrovicë të Veriut.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Nga Policia e veriut kanë bërë me dije se janë lënduar dy persona si dhe janë dëmtuar disa vetura.

“Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, kanë thënë nga Policia. /Lajmi.net/