Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 1.282 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

10 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 52 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.678 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 821.079 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹDeri më sot janë dhënë 100.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹNga 1.282 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹSot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.061.

ℹNë total numri i rasteve aktive është 544.