Shpërthim tritoli në një banesë në Vlorë, plagoset 30-vjeçari (video)

Një shpërthim tritoli është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në një banesë në Vlorë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar.

Shpërthimi është dëgjuar rreth 40 min në vendin e ashtuquajtur në “zonën e Centrales”, ku 30-vjeçari, identiteti i së cilit ende nuk dihet, ka marrë dëmtime në gjymtyrë.

Ai është dërguar në spital, kur gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet në videot që Report Tv, forca të shumta policie kanë rrethuar banesën e 30-vjeçarit ku dhe po bëhet kontrolli.

https://youtu.be/A1WNYCklcKQ