Shpërthim tritoli tronditi Shijakun në orët e vona, lënda plasëse ishte vendosur në shtëpinë e njërit prej drejtuesve të DP-së në zonë

Banorët e Bashkisë Shijak u terrorizuan pak para mesnatës së të dielës nga një shpërthim që ndodhi në rreth orës 22:00, në lagjen” Kodra”.

Pavarësisht ngjarjes fatkeqe dhe dëmëve materiale rtë shkaktuara, fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Pas incidentit, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe madje shoqëruan disa persona në Komisariat.

Gjithsesi, burimet e Fax News dhe Faxweb.al kanë konfirmuar se lënda plasëse është vëndosur në banesën e një prej drejtuesve të PD-së së Bashkisë të Shijakut.

Zyrtari demokrat në fjalë quhet Ilgner Vora dhe jeton në të njëjtën banesë më vëllain e tij, qytetarin me iniciale O.V.

“Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen” Kodra”, Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat. Ndërkohë po vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia më herët.